Më shumë se dyqind migrantë, burra, gra dhe fëmijë, shumica nga Kosova dhe Shqipëria jetojnë në tenda të cilat formojnë një kamp të paligjshëm në afërsi të stacionit të trenit Perrache në Lion të Francës, që ngjason me kampin e refugjatëve të Bllacës gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ky kamping tani i njohur si “Kampingu i azilkërkuesve Shqiptarë” u vizitua edhe nga zëvendësi i parë i kryetarit të rrethit dhe nga një gjyqtar i gjykatës së Lionit.
Së shpejti azil kërkuesit shqiptarë do të din nëse ata do të lejohen të qëndrojnë në Francë. Agjencia më e madhe e lajmeve në botë “Reuters” dhe “AFP”, e ka bërë një reportazh me fotografi.