Tarik Ramadan
(Bashkësia e Universitetit të Oksfordit, debat)
Mendoj se sot në mbrëmje ishte një debat në lidhje me atë çka ne konsumojmë në universitete gjatë bisedave me studentë dhe qytetarë, dhe në këtë mbrëmje dëgjova gjëra që janë pikërisht e kundërta e asaj çka përbën një debat racional. Nëse dikush vjen tek unë dhe më thotë se feja është kështu, unë mund ti them pusho budalla pasi feja është ashtu siç më intereson mua. Në këtë kontekst mënyra se si ju flisni tashmë për Islamin është dhe shfaqet me gjëra që janë tërësisht të gabuara madje edhe në lidhje me faktet. Megjithatë unë isha vetvetja në lidhje me disa pozicione kundra Shejh Kardavit të cilat ju i cituat por ai ishte nga të paktit qe beson se apostazia nuk ndëshkohet me vdekje dhe nëse kërkon debat racional ti duhet të vish me fakte racionale dhe jo me shantazhe emocionale personale. Ju e filluat diskutimin tënd me anekdota dhe fakte që janë marrë nga historia dhe kështu e ndërtuat historinë me fakte si këto. Unë mund ta bëj këtë me çdo lloj ideologjie në botë. Pra nëse sillesh kështu, kjo jo vetëm që nuk përbën një debat racional, porse këto janë vetëm anekdota për të tërhequr vëmendjen ndaj diçkaje që është thelbësisht një këndvështrim sipërfaqësor dhe ju bëtë saktësisht të njëjtën gjë. Kështu që më lejoni që të filloj këtu me sugjerimin se përkufizimet se feja është kjo apo se ajo, janë për nga definicioni mjetet e gabuara dhe ne duhet tu themi jo përkufizimeve. Kjo është shumë e rrezikshme dhe duke propozuar të tilla gjëra ju përbëni mendje të rrezikshme. Kështu do të doja të thosha qysh në fillim se ju po flisni me një racionalitet të verbër. Tani më lejoni që ti qasem edhe një herë çështjes. Këtu kemi një tërësi problemesh dhe duke filluar në të tillë mënyrë ne kemi një pamje të dyzuar të realitetit, pasi nga njëra anë ne kemi fenë dhe nga ana tjetër ne nuk e dimë saktësisht se çkemi. Ju thatë laicizmin, por sekularizmi është një sistem në të cilin përfshihen një shumësi besimesh. Kështu që mos e ngatërro sekularizmin me të gjitha përfitimet e tij kundra fesë. Ju filloni me një mënyrë e cila nuk është as shkencore dhe as historike. Kjo është e pakuptimtë. Së dyti në ,lidhje me përkufizimin e gjërave, çështja shtrohet nëse përbën kjo lloj përkufizimi se etika është ajo, feja kjo, ti je ky e kështu me radhë diçka të arsyeshme. Më vjen keq por përkufizimi dhe globalizimi i gjërave nuk i shkojnë përshtat universitetit. Në universitet duhet të fillohet pikësëpari me prirjet, kundërshtitë, interpretimet, racionalitetet e tyre, mendimet e fjalët e tyre dhe jo mendjet dogmatike. Me vjen keq po ta them këtë por unë nuk jam vetëm në këtë anë, pasi përfshihem edhe në anën e kundërt, pasi qëndrimi juaj mbetet dogmatik dhe mënyra se si ju drejtoheni ndaj nesh, reflekton një arrogancë ne lidhje me faktet dhe se ju po e reduktoni fetë në mite dhe anekdota. Më vjen keq por ju po më trajtoni mua jo si besimtar, por si një fëmijë që ndihet i mbushur dhe i rrethuar me ëndrra dhe engjëj përreth.
Profesori bashkëbisedues: Po i tillë jeni ju……
Tarik Ramadan: Ratë në kurthin tim, pasi doja të tregoja se sa arrogant jeni ju. Faleminderit.
Profesori bashkëbisedues: Jam arrogant se kam të drejtë!
Tarik Ramadan: Jeni dyfish arrogant. Gjithsesi.
Profesori bashkëbisedues: E vërtetë unë jam arrogant dhe ju jeni gabim.
Tarik Ramadan: Ok e pranoj me përulësi që jam gabim.
Gjithsesi ne duhet të marrim në konsideratë edhe historinë. Thjesht duke vështruar historinë në lidhje me atë se çfarë ajo i solli njerëzimit, dhe kur mbërrijmë tek kjo pikë mbetem dakord se ka shumë pika që janë të gabuara ashtu sikurse ka edhe pafundësisht gjëra të pasura intelektualisht, racionalisht, kulturalisht dhe sociologjikisht që janë të mira dhe që si të tilla vijnë nga feja. Ta reduktosh këtë debat në disa anekdota nuk është shkencore, nuk është historikë porse është e rrezikshme, dhe çështja qëndron se ajo çka kërkoj nga bashkëqytetarët dhe studentët e mi në universitet është fillimi me ndjenjën e koklavitshmërisë dhe jo paraqitjen me gjykime të thjeshtëzuara që qysh prej gjenezës së tyre janë tejet të rrezikshme. Ndaloni së maruri me këtë dhe çështja qëndron se ne duhet të refuzojmë një propozim të tillë pasi është i rrezikshëm. Paraqitja me një mendje të dyzuar është një vështrim tejet i thjeshtëzuar që i përkufizon të tjerët duke u thënë që ju jeni të rrezikshëm qysh prej përkufizimit. Ne nuk jemi të rrezikshëm për nga përkufizimi, ne jemi të rrezikshëm vetëm nga veprimet dhe jo nga ato definimet. Pra konkluzioni im këtu është që të ndalojmë, pasi ju po bënit dallime mes individëve dhe shoqërisë, kjo është në rregull por kur fjala vjen për fenë ju i jepnit thelbin dhe kur fjala vinte për njerëzit ju përdornit termit që jo unë nuk po flas për individët. Unë do doja të thoja shiko…vështro tek feja pasi përhapja e saj është e rëndësishme pasi ajo çka unë mora nga shoqëritë, nga organizatat është mënyra se si feja po merret me egon tonë. Duke na predikuar ne se shiko se ti nuk do të jesh kurrë një qënie njerëzore nëse nuk e kontrollon egon tënde, nëse nuk e kontrollon arrogancën tënde apo nëse nuk e udhëzon mendjen tënde. Nëse nuk mëson që të shpërndash bujari. Ti mund të thuash që nuk na duhet feja dhe unë të përgjigjëm se edhe fetë po e bëjnë punën e detyrën e tyre dhe se predikimet fetare po na ndihmojnë. Atëherë çështja vjen se cili është mendimi yt për mishërimin, pra si ne e marrim këtë proçes me anë të së cilit ju largoheni nga vuajtjet pasi ti shpëton nga egoja jote pasi ti mëson që edhe të japësh dhe jo vetëm për mishërimin. Megjithëse ju folët edhe për mishërimin në një mënyrë sipërfaqësore, por reduktimi i fesë sipas mënyrës që ju bëtë është racionalisht i gabuar dhe nuk është i ndershëm me predikimet më të thella fetare që ne kemi pasur gjatë gjithë historisë si dhe me vetë bujarinë e mëshirën. Dhe e fundit, fetë sot po na pajtojnë ne me një gjë për të cilën, të gjithë ne në këtë sallë, kemi nevojë, dhe që lidhet me pyetjen e përbashkët të kësaj jete. Pse jemi ne këtu, dhe se cilat janë qëllimet dhe synimet tona në këtë jetë dhe nëse të gjitha këta pyetje mbeten brenda fesë, atëherë mbaj fenë dhe ndjehu i nderuar.
Ju faleminderit.
Perktheu: Ervin Hakorja
Categories