Lajmi është bërë i ditur nga hedhja e një fotografie me modelin “SM-G900-V” i kompanisë “Samsung”.
Në faqen “Flipboard” ku e ka postuar përdoruesi me emrin “123flitest” tregon një thjerrë të mbuluar nga një numër. Kjo foto tregon se kompania “Samsung” po ndërton një kamerë me cilësi më të mirë.
Më parë kompania është shprehur se “Galaxy S5” do të vij me veçori që nuk i ka telefon tjetër.
Rezolucioni i “Galxy” është 5312×2988 pikselë.
Ky rezolucion është 16 megapikselë, por mendohet se “Samsung” do të vendos raportin e kamerës 4:3, atëherë do të jetë deri në 21 megapikselë.
Nga fansat e “Galaxy” mezi po pritet të prezantohet ku të gjithë po flasin për këtë telefon dhe mbi të gjitha po presin për të parë se sa do të mbahen premtimet e dhëna të “Samsung”-ut për ‘Galaxy S5”.