Fëmijët nën moshën 10 vjeçare mund të përballen me ndalimin e shkuarjes në Haxh nga viti i ardhshëm.
Sipas një raporti në një gazetë lokale, subjekti doli për diskutim gjatë një takimi të fundit midis krerëve të institucioneve të haxhinjve dhe Ministrisë së Haxhit në Arabinë Saudite.
Asnjë vendim nuk është marrë ende në lidhje me propozimin, shkruan gazeta Al-Vatan, duke cituar burimin. Kjo është vetëm një pikë e diskutimit në këtë moment, tha ai.
Propozimi erdhi nga fakti se rritja e temperaturave dhe dendësia shumë e madhe e njerëzve në vendet e shenjta gjatë Haxhillëkut vjetor i  vënë fëmijët në rrezik. Përveç kësaj, ekziston një mundësi e madhe e infektimit të fëmijëve.
Sipas Arab News, gjatë këtij viti janë parë qindra fëmijë hanxhinj! Ata madje u sollën nga prindërit e tyre tek ura Xhamrat për të kryer ritualin  e gjuajtjes me gurë të shejtanit. Ky ritual i detyrueshëm në përgjithësi zhvillohet pasdite dhe është konsideruar i vështirë dhe sfidues edhe për haxhinjt më të aftë, më të përgatitur.
Ekipet e Ministrisë së Haxhit zbuluan qindra fëmijë, gati dy të tretat e tyre nën moshën gjashtë vjeçare, në Xhaminë e Madhe në Mekë, në Qabe, dhe vende të tjera të shenjta gjatë Haxhit këtij viti.
Ministria e Haxhit vlerëson se numri i fëmijëve ishte në mes të 5.000 dhe 7.000. Shumë nga këta fëmijë ishin sëmurë gjatë haxhit.
Numri i përgjithshëm i haxhinjve nga India nën moshën 10 vjeçare ishte 144, sipas të dhënave të disponueshme në faqen e internetit    Misioni Indian i Haxhit (Hajj Mission’s website). Përveç 144 fëmijëve,  ka pasur 52 foshnje.
Në të kaluarën, për foshnjet nga India nuk kishte nevojë për vizë të Haxhit dhe ata nuk u numëruan në kuotën. Nga ky vit e tutje, megjithatë, edhe foshnjet janë duke u trajtuar si hanxhinj.
Diplomatë nga vendet e Azisë Jugore dhe Azisë Juglindore e vlerësojnë këtë propozim të meritueshëm.
“Ne kemi një kërkesë të lartë dhe kuotë të kufizuar, dhe ne do të donim që kuota që do të përdoret nga ana e haxhinjve të cilët janë plotësisht të vetëdijshëm për obligimet fetare,” tha një diplomat.
“Sigurisht, Haxhillëku nuk është një lloj pikniku; kjo është një detyrë e rraskapitëse dhe fëmijët nuk duhet të vihen rrezik, “tha ai.
Sipas mendimit, sidomos nga haxhinjt perëndimor, është se nëse ata sjellin fëmijët e tyre, fëmijët nuk do të jetë në gjendje të ndjejnë madhështinë dhe dashurinë për Islamin.
“Unë i solli fëmijët nga Londra këtë vit, le ta shohin dhe të ndjejnë  bukurinë e vërtetë të Islamit,” tha Rafi Patel, një qytetar britanik. “Ne ju kemi thënë fëmijëve tanë se si të gjithë janë të barabartë në Islam, por këtë vetëm në haxhillëk  ju të shihni në praktikë dhe ju nuk mund ta imagjinoni ndikimin që ka kjo në mendjet e rinjve.”
Tarik Angavi, udhëheqësi i institucionit për haxhinjt nga Turqia, Evropa, Amerika dhe Australia, ishte mes atyre që e përkrahën propozimin.
“Shumica e familjeve që kanë ardhur nga jashtë për të kryer haxhin këtë vit me fëmijët e tyre ishin kryesisht britanikë, por numri i tyre ishte i kufizuar dhe ata i kishin sjellë fëmijët e tyre, sepse ata nuk kishin gjetë dike që të kujdeset për ta në shtëpi,” citohet të ketë thënë Tarik Angavi për gazetën Al-Vatan.
“Grupi ynë ka qenë shumë i organizuar dhe ne i kemi lënë fëmijët në tenda të mëdha nën mbikëqyrjen e asistentëve të kualifikuar.”
Nëse miratohet, propozimi do të paraqitet në Këshillin e Dijetarëve të Mëdhenj për shqyrtim.
 
Burimi: Arab News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë