Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë, bashkë me Shoqatën për Edukim “Vllaznia”, ka nisur me përkushtim fazën e parë të aksionit tradicional “Shporta e Ramazanit”.

Në këtë fazë janë përgatitur dhe shpërndarë dhjetëra pako ushqimore, të cilat do t’u vijnë në ndihmë familjeve në nevojë nga rajoni i Kumanovës dhe Likovës.

Ky projekt, që tashmë është bërë pjesë e traditës sonë, ka për qëllim të përhapë solidaritetin dhe të ofrojë mbështetje për ata që përballen me vështirësi gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.

Falënderojmë të gjithë donatorët, të cilët me bujarinë dhe zemërgjerësinë e tyre e bëjnë të mundur realizimin e kësaj nisme fisnike.

Lusim Allahun t’i shpërblejë ata me mirësi dhe begati në këtë dhe botën tjetër!

Kumanovë, 1 Mars 2025