Gjatë të shtunës që lam pas, 21 tetor 2023, kemi filluar me realizimin e projektit “Eureka” edhe në qytetin e Shkupit dhe të Kërçovës, përkrah aktiviteteve në Kumanovë e Prilep.
Në degën e Kumanovës është trajtuar tema “Metoda të të mësuarit efektiv” me prof. Arsim Jonuzi, ndërsa në Prilep është trajtuar tema “Të ushqehemi shëndetshëm”, ku në cilësinë e ligjëruesit ishte mjeku Lavdrim Mehmedi.
Në Shkup u realizua takimi i parë, ku të pranishëm ishin prindërit së bashku me nxënësit pjesëmarrës, para të cilëve kryetari i FRI – dega Shkup bëri prezantimin e organizatës sonë. Ngjajshëm edhe në Kërçovë, u realizua takimi i parë,që kishte karakter informativ. Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe nxënësit që morrën pjesë në këtë projekt vitin e kaluar, të cilët ndanë përvojat dhe përshtypjet e tyre nga viti i kaluar.
21 tetor 2023