Edicioni i 26-të i manifestimit tradicional “Në gjurmët e më të mirëve”, organizuar nga Forumi Rinor Islam, u hap me recitimin e ajeteve të Kuranit Famëlartë nga hafëz Jasin Abdullai.

Përmes ajeteve 106–110 të sures Ali Imran dhe 1–5 të sures El-Alek, u përcollën mesazhe të fuqishme mbi besimin, përgjegjësinë, nxitjen drejt së mirës dhe rëndësinë e dijes.

Me fjalën e Allahut filloi kështu një mbrëmje kushtuar vlerësimit të dijes, suksesit dhe kontributit në shoqëri.

Shkup, 22 tetor 2026