Në kuadër të edicionit të 26-të të manifestimit tradicional “Në gjurmët e më të mirëve”, me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua kryetari i Forumit Rinor Islam, Abdulhamid Mustafa.
Në fjalimin e tij, ai theksoi rëndësinë e dijes, edukimit dhe përgjegjësisë njerëzore në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, duke rikujtuar se përparimi i vërtetë nuk matet vetëm me zhvillimin teknologjik, por edhe me vlerat morale, drejtësinë dhe respektin për dinjitetin njerëzor.
Vëmendje të veçantë i kushtoi rinisë, duke i inkurajuar nxënësit dhe studentët të besojnë në potencialin e tyre dhe ta vënë dijen në shërbim të shoqërisë. Njëkohësisht, vlerësoi sakrificën e prindërve, përkushtimin e mësimdhënësve dhe kontributin e të gjithë atyre që mbështesin zhvillimin e brezave të rinj.
“Le të mos mjaftohemi vetëm duke ecur në gjurmët e më të mirëve, por të synojmë që edhe ne të lëmë gjurmë për brezat që vijnë.” – ishte mesazhi përmbyllës i kryetarit.
Shkup, 22 tetor 2026
