Pesë anëtarët e shoqatës “Bjeshkatarë dhe Alpinistë Tirana” prej kohësh janë përfshirë në lëvizjen botërore “Shtatë Majat” që nënkupton ngjitjen e majës më të lartë të secilit prej shtatë kontinentet e rruzullit. Së fundmi ata kanë shkelur në majën Aconcagua (6.962 metra) në Argjentinë, pika më e lartë e kontinentit të Amerikës së Jugut e njohur si një nga lartësitë më të vështira për t’u ngjitur.
Ekipi u nis për në Argjentinë më datë 28 Janar dhe kishte në përbërje: Erlin Rudhon, Ervin Dervishin, Gert Pishtarin, Fation Plakun dhe Gjergj Bojaxhiun. Me të mbërritur në Argjentinë, skuadra fluturoi për në qytetin më të afërt me malin, Mendoza. Këtu, anëtarët e ekipit u kompletuan me pajime dhe veshje të nevojshme për realizimin e synimit.
Grupi për ngjitjen e majës më të lartë kishte shumë alpinistë nga Europa, por veçanërisht alpinistë nga Ballkani si nga Maqedonia, Serbia apo Rumania.








Flamuri shqiptar në majën më të lartë të Amerikës Latine (FOTO)
previous article




