Categories
Lajme FRI

Flet hafizi nga Shkupi Xhemail Nuhiju, i katërti në rang botëror në gara kur'anore (Video)

Hafizi Nuhiju zuri vendin e katërt në kategorinë e “leximit” të Kur’anit në konkursin e 5-të ndërkombëtar për studentët të zhvilluar në Iran.
Hafizi nga Maqedonia, Xhemail Nuhiju i cili zuri vendin e katërt në kategorinë e “leximit” të Kur’anit në konkursin e 5-të ndërkombëtar për studentët të zhvilluar në Iran tha gjatë një prononcimi për Anadolu Agency (AA) se të gjithë pjesëmarrësit në këtë konkurs janë fitues.
Nuhiju duke theksuar se është një mundësi e mirë për të pjesëmarrja në këtë konkurs ku marrin pjesë studentë nga 47 vende të ndryshëm tha se: “Kaluam shumë ditë të bukura me afërsisht 70 studentë pjesëmarrës nga vende të ndryshme, ku u njohëm dhe kemi pasur shkëmbime të ndryshme me njëri-tjetrin.
Është shumë krenari të konsiderohesh i denjë për vendin e katërt në mesin e miqve të mi dhe për këtë falënderoj Allahun. Por ne të gjithë erdhën këtu për të njëjtin objektiv, prandaj faktikisht e ndjej se ne të gjithë jemi fitues”.
Nuhiju shprehet se e ka përfunduar hafizllëkun që në moshën 10 vjeçare së bashku me vëllanë e tij dhe se pas kësaj është arsimuar në Medrese. Ai për AA tregon se më pas ka vazhduar studimet për teologji, dhe ka marrë pjesë në shumë konkurse në vende të ndryshme, si në vendet e Ballkanit, Europës, Turqi, Kroaci dhe në Dubai. Nuhiju thekson se në Iran ai merr pjesë për herë të parë dhe konkurron në emër të bashkësisë Islame të Maqedonisë.
Nuhiju i cili përmend gjurmët e Perandorisë Osmane në Shkup, thekson se akoma Shkupin e shikojmë si një pjesë e kulturës Osmane dhe se mësimet e Kur’anit në rajon vazhdojnë të mësohen akoma si në kohë më parë në medrese, nëpër xhamitë dhe gjithashtu nëpër shtëpi.
Nuhiju i cili thekson se në rajon janë përgatitur edhe shumë hafizë të tjerë tha se: “Në fshatin tim aktualisht janë 100 studentë të cilët kanë përfunduar hafizllëkun. Kurani mësohet nëpër xhami, shkolla dhe gjithashtu hafizat përgatiten edhe nëpër shtëpi. Me shpresë të zotit këto hafizë do të lënë një trashëgimi të bukur për brezat e ardhshëm”.
Nuhiju thekson se njohuritë e Kuranit ka synimin që t’ia transmetojë të tjerëve dhe shpreson që në konkurset e tjera të marrë një rezultat më të mirë. Nuhiju kërkon nga Turqit që të mos e harrojnë Shkupin dhe ta vizitojnë atë shpeshherë.”Me popullin turk kemi lidhje të thella. Me shpresë të zotit edhe në të ardhmen këto marrëdhënie do të vazhdojnë përsëri duke u zhvilluar akoma edhe më shumë”.
Kujtojmë se në kryeqytetin e Iranit në Teheran më 1-4 janar u mbajt “konkursi i 5-të ndërkombëtarë i Kur’anit për studentët Muslimanë”. Në konkurs morën pjesë mbi 66 studentë nga 47 vende të ndryshme.

Exit mobile version