I njohur për pikëpamjet e tij të moderuara mbi islamin dhe për qëndrimin pa kompromis ndaj rrymave ekstreme të Islamit, imami shqiptar Mustafë Mehmeti, është nderuar nga gazeta javore “SonntagsZeitung” me titullin “Zvicerani i vitit”.
Mustafë Mehmeti është edhe kryetar i Bashkësisë Islame Shqiptare të Zvicrës dhe imam në xhaminë shqiptare të Bernës. Ai është treguar i zëshëm dhe kompetent në të gjitha çështjet që trajtohen në opinionin zviceran që prekin muslimanët ose në mënyrë indirekte edhe shqiptarët e këtij besimi.
“Raportet e vazhdueshme të terrorizmit dhe ekstremizmit janë një  sfidë për ne,” tha Imam Mustafa Memeti i Bernës në një intervistë botuar të dielën, 28 dhjetor 2014, në SonntagsZeitung, raportoi Swiss Info.
“Në shërbimet e namazit të Xhumasë, unë shpesh theksoj se ne nuk mund të veprojmë që qarqe të mbyllura, ne nuk mund të ndërtojmë shoqëri paralele “.
Gjatë vitit të kaluar, Islami dhe muslimanët ishin në qendër të shumë debateve përreth natyrësë së fesë.
Sipas gazetës, imamit, i cili shërben si imam i Shoqatës Muslimane të  Bernës dhe si Kryetar  i Shoqatës Islamike Shqiptare të Zvicrës, është një përkrahës i hapur i tolerancës fetare dhe i integrimit të muslimanëve në Zvicër.
Ai është zgjedhur për “guximin e tij dhe angazhimin e tij në debatin më shpërthyes të kohës tonë”.
Imami u ka apeluar shumë herë  tek bashkëbesimtarët e tij që të angazhohen kundër ekstremizmit dhe për një Islam modern.
“Ne si muslimanë nuk duhet të kontestojmë se ekziston ekstremizmi në emër të Islamit”, ka thënë ai në një intervistë të gjatë që e ka publikuar në numrin e sotëm gazeta. “Ne duhet të flasim hapur, si në mesin tonë, të muslimanëve ashtu edhe me vendësit. Heshtja nuk është zgjidhje ashtu siç nuk është as jeta në të kaluarën”, ka thënë veç tjerash Mustafë Mehmeti, me prejardhje nga Lugina e Preshevës, shtetas i Zvicrës nga viti 2005.
Sipas Factbook të CIA-s, Zvicra është shtëpia e rreth 400.000 muslimanëve, që përfaqësojnë 5% për qind të rreth tetë milionë banorëve që ka Zvicra.
Burimi: IQNA News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë