Forumi Rinor Islam dega nëKumanovë në bashkëpunim me Shoqatën edukative Vllaznia si dhe me komunën e Kumanovës në qendrën e qytetit realizoi koncertin e Bajramit.
Hapjen e koncertit e bëri moderatori Arsim Jonuzi me çrast njoftoi se ky koncert organizohej për vite me rradhë nga Forumi Rinor Islam.
Fjalë përshëndetëse iu dha kryetarit të FRI dega Kumanovë Erduan Kurtishi i cili përveç fjalës përshëndetëse arriti të potencoj ecurinë e aktiviteti gjatë këtij muaji.
Poashtu fjalë rasti iu dha edhe kryetarit të shoqatës edukative Vllaznia Sead Ramadani i cili përgëzoj këtë aktivitet.
Koncertin e hapi Nusret Kurtishi sëbashku me Nafidan Miftarin dhe Nderim Alimin pastaj këndimi i ilahive vazhdoi edhe me Avni Nebiun dhe Armend Beqirin.
Befasia e këtij koncerti ishte Aldin Murati edhe pse i verbër Zoti i ka dhënë talentin për këndim. Me interpretimin e tij ngjalli shumë emocione tek publiku.
Koncerti perfundoi me lansimin e fishekzjarrëve.
01.05.2022, Kumanovë