Departamenti i Femrës, pranë Forumit Rinor Islam – Dega Kumanovë, për mbrëmjen e maturës, organizoi një darkë solemne për maturantet.
Përveç tyre, të pranishme ishin edhe anëtare e aktiviste të Departamentit të Femrës, Kumanovë.
Pas darkës pasoi një program i shkurtër i përgaditur nga vetë maturantet, përfshirë kështu poezi, ilahi dhe disa këshilla.
Për fund, FRI për maturantet dhuroi nga një dhuratë modeste, kurse Shtëpia Botuese “Furkan ISM”, nga Shkupi dhuroi nga një komplet librash.
Categories