Mbrëmë në Galerinë e Arteve në Tetovë u bë hapja solemne e ekspozitës “Me art ne flasim” që realizohet në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhammedin salAll-llahu alejhi ve sel-lem”.
Tashmë tradicionalisht për të pestin vit rradhazi ekspozita u realizua në bashkëpunim më Galerinë e Arteve në Tetovë dhe disa shoqata të artistëve figurativ që janë pjesë e anëtarësisë së “Art Dekor” dhe “Shoqata e Artistëve Figurativ” në Tetovë.
Hapja e kësaj eskpozite u bë nga Berat Limani, koordinator i fushatës “Ta njohim Muhamedin a.s.” i cili theksoi qëllimet e kësaj fushate dhe aktivitetet që janë realizuar deri tash në këtë fushatë. Risi e kësaj fushte ishte edhe organizimi i ekspozitës edhe në Kumanovë me motive të njeta si ekspozita e Tetovës me artistë figurativ që krahas Tetovës që është më tradiconale ekspozitë me temë të njëjtë u realizua edhe me artistë kumanovarë.
Në emër të artsitëve figurativ foli Jakup Ameti i cili shprehu gatishmërinë që kanë artistët të jenë pjesë e kësaj ekspozite dhe inkuarajoi që kjo ekspozitë te ketë vazhdimësi dhe të afrohen artistë të rinj për të shprehur talentin e tyre.
Në emër të nikoqirit të këtij aktiviteti foli kryetari i FRI-së në Tetovë, Fisnik Shabani, i cili falenderoi artistët dhe aktivistët e FRI-së për realizimin e kësaj ekspozite.
Ashtu siç është bë e zakonshme në këto eskspozita që organizon FRI për ata të cilët ishin pjesë e këtij organizimi u shpërndanë mirënjohje, përfshirë këtu bashkëpunorët dhe piktorët që çdo herë kanë treguar gatishmërinë për të marë pjesë në këtë ekspozitë. Mirënjohje e veçantë u nda edhe për Galerinë e Arteve në Tetovë që për disa vite më rradhë është shëndruar në partner në realizmin e kësaj eskpozite.
Në këtë ekpozitë morrën pjesë një numër i konsiderueshëm artistësh, profesorësh, intelektualësh, student dhe nxënës, artëdashës që patën rastin të ndajnë çaste të bukura me pikturat dhe mesazhet që përcillnin ato.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 25 Janar 2013.
Këtij aktiviteti i parapriu një aktivitet që u organizua nga ana e Sektorit të Femrës në kuadër të Degës së Tetovës ku u shpërndanë ëmbëlsira dhe fletushka për kalimtarët e rastit, aktivitet që zgjoi kureshtjen e qytetarëve të Tetovës të cilët më kënaqësi shijonin ëmbëlsirat dhe merrnin fletushka.
Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe shpërndarja e fletushkës me temë “Duajeni Profetin alejhis-selam”, e botuar në gjuhën shqipe dhe maqedone që u shpërnda në disa pika në qytetin e Tetovës.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam