Sot hoqa të gjitha papastërtitë e jetës,
Që të gatitem si për vdekje, i dëlirë, në duar të së vërtetës.
Sot  iu përgjigja thirrjes së mesditës,
Për t’u treguar qosheve të saj se jam me Fjalët e Dritës.
Sot përshëndeta Njeriun, i cili, edhe pasvdekurisht përshëndet,
Unë atë zëshëm një herë, ai mua heshturazi dhjetë.
Unë me zë, sepse do të më duhet, prandaj e dua.
E ai në heshtje, sepse më do, prandaj i duhem.
Sot ua mësyva varrezave, shtëpisë sime të ardhshme.
Nostalgjia bëhet relative – herë për të djeshmen, herë ndaj së nesërmes.
Kështu, sepse ende nuk jemi në shtëpitë tona të duhura…
Nesër nostaligjia e këndshme do të mbetet
Vetëm atëherë kur do të qëndrojmë mirë sa do të jemi mysafirë.
Sot sendet janë shtrenjtë, nesër paratë lirë.
Sot i thashë vetes: o shite botën, o unë të shita ty,
Më tha: si ta shes, kur veçmë bota në mua ka hy?
Sot, që është e premte, bashkohen njerëzit dhe ndahen veç fizikisht,
Siç del fëmija nga nëna, por mbetet i pashkëputur përjetësisht!
Sot, në ditën e premte, ekziston një orë,
Që njerëzit i përkujton se duhet të jenë si gishtat në një dorë.
Sot Dita thotë mund të jeni pak më larg, por të gjithë bashkë, si peshq notues,
Sepse vetë fjala “xhuma” do të thotë “përbashkues”.
Arsim Jonuzi, 24.01.2013