Skena të tjera të dhunës së ushtruar në Siri janë publikuar nga mediat ndërkombëtare. Pamje të nënave të cilat në përpjekje për të mbrojtur fëmijët e tyre kanë humbur jetën së bashku me ta.
Detajet e kësaj masakre, ndoshta një nga më të rëndat prej fillimit të konfliktit në Siri, janë lëshuar në një raport të publikuar sot nga Human Rights Watch. Sipas raportit, në maj forcat siriane kanë therrur brutalisht 248 persona përfshirë edhe fëmijë në qytetet bregdetare të al-Bayda dhe Baniyas. /albeu.com/