Kryeministri britanik David Kameron e krahasoi krizën në Siri më Holokaustin, dhe tha se është një turp që nuk po bëhet asnjë gjë për ta ndalur atë.
Kameron, i dëshpëruar, foli pas shfaqjes së pamjeve të rënda që tregonin fëmijët sirianë të vrarë barbarisht nga armët kimike.
I ndodhur në një mbrëmje bamirësie ai tha se “leksionet e Holokaustit nuk duhet të harrohen kurrë”.
Kryeministri britanik shtoi se “kur kthej kokën pas te Serbrenica apo Ruanda, e pyes vetën, pse nuk bëjmë më shumë sot.
Kur zë vend gjenocidi, vepron turpi i mosveprimit”.
Fjalimi i tij mbahet në një kohë kur OKB-ja publikoi raportin zyrtar, raport i cili konfirmon shkencërisht se në masakrën e Damaskut janë përdorur armët kimike.
/Start/