Futbollistët shqiptarë të përfaqësueses së Zvicrës e kanë pustuar qendrën stërvitore të helvetikëve me makina luksoze.

Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemaili e Pajtim Kasami në grumbullimin e përfaqësueses së Zvicrës kanë shkuar me vetura luksoze. Kurse, disa nga lojtarët e ekipit helvetik drejtë kësaj qendre kanë shkuar me autobus.
Ekipi helvetik të enjten do të ndeshet me Slloveninë , derisa në përbërje ka plot gjashtë lojtarë shqiptar: Blerim Xhemailin, Pajtim Kasamin, Xherdan Shaqirin, Granit Xhaka, Valon Behramin e Admir Mehmedin.