Categories
Lajme FRI

FRI – Dega Kërçovë realizoi Akademi Solemne me rastin e 22 Nëntorit

FRI – Dega Kërçovë realizoi Akademi Solemne me rastin e 22 Nëntorit

 

Të premten, më 19.11.2021, Forumi Rinor Islam – dega në Kërçovë në ambientet e H/R Arabella për të përkujtuar datën e rëndësishme të 22 Nëntorit- Ditës së Alfabetit organizoi Akademi Solemne.

 

Të ftuar në këtë akademi ishin Dr. Kujtim Kasami dhe Dr. Gëzim Xhambazi të cilët ligjëruan mbi rrethanat politiko -shoqërore dhe kulturore para dhe pas Kongresit të Manastirit, çështjen e alfabetit, sfidat e pranimit dhe zbatimit të tij në popull deri në Kongresin e Elbasanit e atë të Tiranës.

 

Fjalë rasti iu dha edhe kryetarit të FRI-së, Mr. Xhabir Eminit.

 

Të pranishëm në këtë event ishin edhe antarë të Kryesisë Qëndrore si dhe antarë nga degë të ndryshme të FRI-së.

 

Në fund zv. Kryetari i FRI-së Mr. Vullnet Selmani ndau dhurata për profesorët ligjërues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version