Categories
Lajme FRI Ramazani

FRI – DEGA KUMANOVË NË BASHKPUNIM ME SH.E. “VLLAZNIA” FILLOI ME REALIZIMIN E AKTIVITETIT “SHPORTA E RAMAZANIT”

Forumi Rinor Islam – Dega në Kumanovë në bashkpunim me SH.E. “Vllaznia” edhe këtë vitë realizon aktivitetin “Shporta e Ramazanit”, aktivitet ky që bëhet për vite me rradhë për tua zgjatur dorën njerëzve në nevojë, skamnorëve dhe për tua rikthyer buzëqeshjen jetimëve.

Fshij një lot, dhuro aq sa ke mundësi për të mbushur një pako me vlerë 1500 denarë me gjërat elementare ushqimore dhe higjienike.

“Shporta e Ramazanit” është e vendosur në dy pika të qytetit në marketin Musli market dhe Selam Turizëm, tendat  janë të hapura nga ora 09:00 deri në orën 18:00.

Kumanovë, 7 prill 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version