Në kuadër të platformës “Mozaiku Rinor”, FRI dega Kumanovë vazhdon projektin Eureka me temën e dytë – “Të jetuarit shëndetshëm” me prof. Astrit Iseni.
Tema u trajtua në dimenzionin fizik, mental dhe atë shpirtëror, në fund të pranishmit kishin mundësin të parashtrojnë pyetje.
Pas përfundimit të ligjeratës pasuan edhe disa lojra me karakter edukativ dhe rritjen e kreativitetit tek të rinjët pjesmarrës.
Gjithashtu sot u mbajt edhe projekti Telentium për herë të dytë me temë – “Të folurit publik” me prof. Arsim Jonuzi.
Tema mbi të folurit publik kishte mjaftueshëm pozitivitet dhe bashkëbisedime mes ligjeruesit dhe nxënësve, nuk munguan shembujt dhe udhtrimet mbi të folurit publik.