Projekti “Gjurmët” në kuadër të Akademisë Rinore çdo fundjavë me nxënësit më të dalluar të shkollave te Shkupit realizoi takime që kishin për qëllim t’i sjellin shoqërisë një rini më produktive që në të ardhmen të lënë “gjurmë” në çdo hap që hedhin në jetë. Takimet bëheshin me anë të ligjëruesve të ndryshëm ku si pjesë e tematikave ishin : qytetaria, etika fetare, përzgjedhja e shoqërisë, dukuritë negative ndër to duke mos munguar grupet punuese si dhe lojërat e ndryshme në çdo takim.
Në takimin përmbyllës në fillim u lexuan ajete Kuranore, poezi si dhe një ilahi nga vetë pjesëmarrësit. Nxënësit u dekoruan me certifikata dhe tre prej tyre u shpërblyen me një dhuratë simbolike si pjesëmarrësit më të rregullt. Në fund u përmbyll me një koktej të përbashkët.
Shkup, 31 mars 2022