FRI dega Shkup si çdo herë po ashtu edhe këtë vit etjen e besimtarëve mysliman mundohet ta shuan me aktivitete të ndryshme dhe atë për hir të këtij mysafiri të rrallë.
Për dallim nga vitet e kaluara këtë vit FRI-Shkup në karvanin e aktiviteteve të saja, inkuadroi edhe manifestimin “Netët e Kulturës Islame”. Në natën e parë të këtij manifestimi pikërisht me datë 26.07.2013 u realizua programi “Mbrëmja Kuranore”, aktivitet ky tanimë i njohur në mesin e popullatës.
Recitues të Kuranit në “Mbrëmjen Kuranore” ishin hafiza të njohur në këto treva. Këtë mbrëmje e hapi hafizi trembëdhjetëvjeçar Ajdin Aliji nga lagjia Hasanbeg-Shkup, njëherit ky është një ndër hafizat më të ri në Republikën e Maqedonisë.
Lexues i parë i këtij evenimenti ishte hafizi nga Tetova Haris Mehmedali, ai mbaroi medresenë “Isa Beu” në Shkup, kurse diplomoi në fakultetin e shkencave islame në Sarajevë. Recitimi i Kuranit më pas vijoi me lexuesin e dytë e ai ishte Egzon Ibrahimi nga qyteti i Prizrenit. Egzon Ibrahimi ishte pjesëmarrës në garat kuranore nëpër vende të ndryshme të botës.
Lexuesi i tretë dhe i fundit i kësaj mbrëmje ishte hafizi i mirënjohur nga Shkupi Xhemail Nuhiu.
Në natën e dytë të aktivitetit “Netët e Kulturës Islame”, me datë 27.07.2013 u hap një mini-panair, përmes së cilës mysafirët patën rastin të shohin veshjet tradicionale kombëtare-islame, bizhuteri të lloj llojshme si dhe libra me tematik shkencore dhe islame nga shtëpia botuese Furkan ISM dhe Logos-A.
“Netët e kulturës islame” përfunduan me datë 27.07.2013, ndërsa të pranishëm ishin nxënës, studentë, intelektualë, mysafir nga Kosova, si dhe qytete tjera të Republikës së Maqedonisë.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam
Categories