Forumi Rinor Islam – Dega Shkup, në kuadër të platformës Mozaiku Rinor realizoi përmbylljen e projektit Incept në qendrën e FRI – së.

 

Projekti në fjalë ka zgjatur plotë gjashtë javë, në çdo të shtune me nxënësit më të mirë të viteve të para dhe të dyta të shkollave të ndryshme në Shkup. Nxënësit kishin mundësin të ndjekin ligjërata dhe trajnime me ligjërues profesional në tema si “Ndikimi i bullizmit tek të rinjtë”, “Kodi etik”, “Menaxhimi i kohës”, “Jeta me rrjete” dhe “Inteligjenca emocionale”.

 

 

Në takimin përmbyllës, i cili filloi me një fjalë përshëndetëse nga kryetari i FRI – Dega Shkup, Afrim Demiri, nxënësit u dekoruan me certifikata për pjesëmarrjen e tyre të suksesshme. Një ashtu, në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë, FRI ndau edhe mirënjohje për të gjithë ligjëruesit të cilët ligjëruan përgjatë këtyre javëve. Ndërsa në cilësinë e ligjëruesit, fjalë rasti kishte edhe profesori Arsim Jonuzi i cili tregoi për vlerën dhe rëndësinë e këtyre projekteve në edukimin joformal të nxënësit.

 

 

Të fund të takimit, të pranishmit i shoqëroi edhe një koktej modest në të cilën kishin mundësin të diskutojnë përshtypjet e tyre për projektin në fjalë.

 

27 dhjetor 2022