Forumi Rinor Islam dega Kumanovë realizoi mbushjen e 70 pakove për fëmijët me nevoja të veçanta nga donacionet e mbledhura gjatë këtyre ditëve në tendat të cilat ndodhen në dy pikat e qytetit: Musli market dhe Selman Turizëm.
Këto shporta janë shpërndar në shkollat speciale të këtyre fëmijëve në Qendrën ditore shtetërore në fshatin Orizare dhe në Shoqatën “Vlera” e cila ka dy pika në komunën e Likovës dhe Kumanovës.
Mbledhja e donacioneve do të vazhdojë edhe për pak ditë për shportat me vlerë prej 1500 denarëve në dy pikat e qytetit për skamnorët, njerëzit në nevojë dhe jetimët.
28.04.2022, Kumanovë