Forumi Rinor Islam dega Kumanovë në bashkëpunim me Shoqatën Edukative “Vllaznia” realizuan pjesën e parë të mbushjes së 100 shportave me vlerë nga 1500 denarë nga donacionet e mbledhura gjatë këtyre dy ditëve në tendat të cilat ndodhen në dy pikat e qytetit: marketi Selman Turizëm dhe Musli market të cilët do vazhdojnë të jenë të hapura çdo ditë pune nga ora 10:00 deri në orën 17:00
Këto shporta janë shpërndarë ditën e sotme në komunën e Likovës dhe Kumanovës tek jetimët dhe skamnorët.
16 mars 2024, Kumanovë