Në hapësirat e restorantit Lulja në Sllupçan të komunës së Likovës u shtrua iftari i përbashkët nga Komuna e Likovës dhe Forumi Rinor Islam – dega Kumanovë për një numër të madh mysafirësh.

 

Të ftuar ishin udhëheqës të Komunës së Likovës, udhëheqës të Forumit Rinor Islam në nivel qendror, anëtarë dhe aktivistë të Forumit Rinor Islam – dega Kumanovë, familje të dëshmorëve, martirëve, invalid të luftës, imam te xhamive, donatorë të shumtë, përfaqësues të institucioneve shtetërore, bashkëpunëtorë, miq e dashamirë.

 

Pas ngrënies së iftarit u bë duaja e bukës nga Hoxha Zeqir Esati pastaj vijoi një program i cili filloi me këndimin e ilahisë nga Abdulla Shaqiri.

 

Fjala përshëndetëse fillimisht iu dha kryetarit në nivel qendror mr. Xhabir Emini i cili i përshëndeti të pranishmit dhe i përgëzoi për këtë bashkëpunim dhe uroj që bashkëpunime të tjera të ketë edhe në të ardhmen.

 

Fjalë përshëndetëse kishte edhe kryetari i Komunës së Likovës, z.Erkan Arifi i cili u shpreh mirënjohës për këtë bashkëpunim dhe uroi që ky iftar të bëhet tradicional.

 

Përmbylljen e bëri interpretuesi i i ilahive Nderim Alimi i cili u prezantua me një këngë patriotike para të pranishmëve.

 

30 mars 2023, Kumanovë