Në kuadër të vizitave që realizon Forumi Rinor Islam, kryetari i FRI, mr. Xhabir Emini, i shoqëruar nga kryetari i degës së Gostivarit, Zurijet Sulejmani, sekretari gjeneral, Abdulhamit Mustafa, dhe anëtari i kryesisë qendrore, Burhanedin Nuhiju, realizoi vizitë në Komunën e Gostivarit.
Delegacionin e FRI e mirëpriti kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili i falënderoi për vizitën dhe bashkëpunimin e deritanishëm në projektet të ndryshme, dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim edhe në të ardhmen.
Kryetari i FRI, i shprehu urimet për rizgjedhjen e z. Taravari si i pari i Komunës së Gostivarit, dhe e falënderoi atë për gatishmërinë e treguar për bashkëpunim të ndërsjellë.
Gostivar, 15 shkurt 2022