Me date 24.05.2014 ( e shtunë) me fillim prej ora 20:30 (pas namazit të akshamit) Forumi Rinor Islam – Nëndega në Karshiakë realizoi ligjeratën e radhës javore ku ligjerues ishte Hoxhë Sali Bislimi – përndryshe imam dhe ligjerues në Xhamin e fshatit Sveta Petk, anëtarë i hershëm i FRI dhe anëtarë i kryesis së degës së Shkupit, i cili ligjeroi në temën:
Parapregaditjet për muajin e Ramazanit – ku përveq tjerash ai ceki se duhet përmbajtur disa rregullave për pregaditje për muajin e Ramazanit:
- Lutjet e shpeshta;
- Gëzimi për ardhjen e këtij mysafiri (Ramazani);
- Përgaditja me ibadete;
- Përgaditja me nënshtrim të plotë ndaj All-llahut;
- Pendimi nga mëkatet e bëra;
- Leximi i Kuranit sa më tepër;
- Pritja e Ramazanit me një faqe të re në jetën tonë etj…
Në fund të pranishmit kishin mundësi ti parashtrojnë pyetje hoxhës së nderuar.