Categories
Lajme FRI Lajmerime

FRI – Nëndega Karshiakë vazhdon me ciklin e ligjëratave fetare

Në prani të studentëve dhe nxënësve nga Studenicani, FRI – Nëndega Karshiakë më 22.11.2014 në lokalet e FRI-së në Studeniçan realizoi ligjeratë me kryetarin i FRI-së Fevzi Musliu i cili ligjëroi në temën “Muhammedi a.s. personaliteti që gjithmonë do ti frymezoj besimtarët”.

Programi filloi me leximin e disa ajeteve nga Kurani Famëlartë nga hafez Fati Shabani.Në fjalët e tij ligjëruesi tregoi disa shembuj nga jeta e Muhamedit a.s. dhe sahabeve, permendi disa raste se si Muhammedi a.s. ishte frymëzues për njerëzit.

Ligjëruesi gjithashtu përmendi tha se situata sot nuk është shumë ndryshe nga periudha para ardhjes së Muhammedit a.s. pasi që nëse atëher mbyteshin dhe varoseshin për së gjalli fëmijet vajza tani në shoqërinë moderne kemi me miliona aborte, me qindra vrasje nga njerëz të cilët vrasin nxënësit dhe studentët e pafajshëm në universitete, andaj me plot të drejtë themi se Muhammedi a.s. do të jetë frymëzues për besimtarët dhe gjithë njerëzimin deri sa të mbetet edhe një njeri në rruzullin tokësor.

10807097_866662456700643_1739045710_n
FRI – Nëndega Karshiakë vazhdon me ciklin e ligjëratave fetare

FRI – Nëndega Karshiakë vazhdon me ciklin e ligjëratave fetare

 Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam

Exit mobile version