Me datë 31.10.2013, në Qendrën Rinore të Forumit Rinor Islam në Tetovë, sektori i Femrës realizoi një Tribunë të hapur me temë ligjërimi “Papunësia problem social i të rinjve”. Papunësia është temë e cila u intereson të gjithve sidomos të rinjve, studentëve të diplomuar, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në të ardhmen e çdo vendi ku ata veprojnë.
E ftuar për të ligjëruar në këtë tribunë ishte sociologia Sadete Vila e cila së pari iu paraqiti të pranishmeve statistikat e papunësisë në Republiken e Maqedonisë, ku shifrat arrinin në 51 % të papunë e ndërsa 22.00 të rinjë të diplomuar. Më tej sociologia tregoi për shkaqet e paraqitjes së papunësisë dhe se faktor kryesor për këtë, sipas saj, është niveli i ulët i zhvillimit ekonomik gjë që ndodhë në vendet në tranzicion siç është edhe RM, një tjetër fenomen i shoqërisë tonë është që fakultetet në këtë kohë më shumë prodhojnë sasi sesa cilësi. Për në fund zonja Vila informoi rreth strategjisë së kërkimit të punës, si përdorimi i rrjetizimit (lidhjet familjare, miqtë, kolegë), mjetet e informimit dhe përfshirja nëpër organizata të huaja.
Në mbarim të tribunës pjesëmarrësve iu ndanë fletushka për përgatitjen e një CV të punës dhe Letrës Motivuese. Sektori i Femrës pranë Forumit Rinor Islam në Tetovë do të vazhdojë të realizoj tribuna me tema të ndryshme fetaro-shkencore edhe në muajt e ardhshme.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam
previous article
50 xhamitë më të bukura në botë (Foto)
next article