Categories
Lajme FRI

FRI – Sektori i Femrës organizoi seminarin e fundit njëditor

Sektori i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Shkup, vazhdon më tej në realizimin e ciklit seminarik, që ka për qëllim vetëdijësimin për rrezikun që i kanoset familjes.
Ishte seminari i tretë me rradhë njëherit edhe i fundit, i realizuar të shtunën, më 09 maj, në Info Qendrë FRI. Këtë herë Prof. Dr. Musa Musai e elaboroi temën “Edukimi i fëmijëve”. Profesori i nderuar i dha rëndësi më shumë edukimit përmes dispilinës, si të formohet personaliteti tek fëmija, nevojat themelore dhe se çfarë duhet të ofrojë ambienti familjar.
Seminari ditor u kompletua edhe me prezantimin e disa grupeve punuese të fokusuara në tema të ndryshme, për të arritur deri tek ndryshimi. Me këtë përfundoi edhe cikli seminarik, i cili u përmbyll me pyetjet dhe komentimet nga ndjekëset e këtyre ligjëratave.
11204437_10206470842669033_3819581095826717875_n

Exit mobile version