Sektori i Femrës pranë Forumit Rinor Islam, me sukses realizoi seminarin veror 2015, me moton “Të njihemi përmes përvojave!”
Këtë vit, seminari u organizua në qytetin e Stambollit dhe Bursës, në Republikën e Turqisë. Të pranishmet që ndoqën këtë seminar ishin aktiviste nga Shkupi, Kumanova, Tetova, Kërçova, Dibra, Prespa e Prilepi.
Për gjashtë ditë sa zgjati seminari, pjesëmarrëset viztuan vende të ndryshme, objekte kulturore e fetare dhe u njoftuan me historitë e tyre. Poashtu vizitë u bë edhe në komunën e Bursës, ku fjalë rasti patën kryetari i komunës, këshilltarët dhe përgjegjësja e Sektorit të Femrës, Esma Sherifi Kurti.
Poashtu, programi i seminarit përfshiu edhe ligjërata të karakterit kulturor e fetar, temat e të cilave u shtjelluan nga ligjërueset Sumeja Peza dhe Esma Sherifi Kurti.
Categories