Sektori i Femrës pranë Forumit Rinor Islam, vazhdon më tej me realizimin e ciklit seminarik, që ka për qëllim vetëdijësimin për rrezikun që i kanoset familjes.
Ishte Seminari i dytë me rradhë i realizuar të shtunën, më 04 prill, në Info Qendrën FRI.
Këtë herë Dr. Musa Musai e elaboroi temën “Menaxhimi mes familjes dhe profesionit”. Rreth kësaj, profesori ceku se “…pa mos u ngritur kualiteti i nënave, nuk mund të ngritet kualiteti i fëmijëve…”, dhe për më shumë, edukimi i familjes është profesioni më i mirë që një prind mund ta ketë, dhe se asnjëherë nuk duhet lënë krijimi i familjes për shkak të profesionit.
Seminari u përmbyll me pyetjet dhe komentet nga pjesëmarrëset.
Seminari tjetër nga ky cikel do të organizohen muajve në vijim.
Categories