Categories
Lajme FRI

FRI Shkup – Sektori i Femrës vazhdon me ligjëratat për femra

Sektori i Femrës pranë Forumit Rinor Islam në Shkup vazhdon me ligjëratat që organizohen që në fillim të muajit ramazan.
Më  12 korrik 2014, e premte, u realizua ligjërata e rradhës në fshatin Satapetkë. Në ligjëratën në fjalë temën “Morali i Profetit Muhamed (a.s)”, e shtjelloi ligjëruesja Fatime Ramuka. Në këtë fshat kjo ishte ligjërata e dytë, e realizuar në këtë muaj.
Aktivitetet e Sektorit të Femrës do të vahdojnë edhe në ditët në vijim.
Përveç ligjëratave, Sektori i Femrës i bashkangjitet degës së Shkupit në realizimin e aktivitetit ombrellë  “Netët e kulturës islame”.

10536742_669656339781930_1515745746_n
FRI Shkup – Sektori i Femrës vazhdon me ligjëratat për femra

Netët e kulturës islame fillojnë nesër, më 14 korrik 2014, dhe mbahen në sheshin para xhamisë Murat Pasha pas namazit të jacisë.

Exit mobile version