Mijëra njerëz u mblodhën pranë Misionit të Izraelit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork të mërkurën për të protestuar për krimet e Izraelit kundër palestinezëve.
Protestues nga komunitete të ndryshme, duke përfshirë edhe një grup i hebrenjve anti-izraelitë morën pjesë në këtë tubim-protestë.
Agi Smith, banore e New Yorkut, tha se ishte e neveritur me veprimet e Izraelit në Palestinën e okupuar.
“Unë kundërshtojë sulmet barbare mbi popullin e Palestinës nga ana e ushtrisë së Izraelit,” tha ajo për Press TV. “Izraeli nuk dëshiron paqe.”
Një numër i madh i zyrtarëve të Departamentit të Policisë së New Yorkut (NYPD) ishin të pranishëm për të shpërndarë turmën. Në një moment, policët bllokuan një njeri i cili kalojë në protestë në motor, policët e rrëxuan për tokë dhe e arrestuan.
Anëtarët e ekipit Press TV-së janë shtyrë në mënyrë të përsëritur disa herë nga oficerë Departamentit të Policisë së New Yorkut ( NYPD) ndërsa ata përpiqeshin për të regjistruar ngjarjen.
Protestuesit kritikuan, gjithashtu, organizatat e medieve të mëdha në   SHBA për njëanshmërinë  apo në favor të Izraelit, gjatë mbulimit të  konfliktit izraelito-palestinez.
Ata marshuan nga Misioni i Izraelit deri Selinë e Korparatës News Corporation, pronari i FOX News në SHBA dhe  i Sky News në Britani.
Kryesisht, mediat janë “shumë të njëanshme kundër popullit të Palestinës dhe ata nuk janë duke paraqitur rezistencën dhe vuajtjet e popullit palestinez,” tha Iv Nibunco, i cili drejton një grup të studentëve nga Filipine në  qytetin New York.
Afër 80 palestinezë janë vrarë dhe mbi 500 të tjerë u plagosën që kur Izraeli filloi të ashtuquajturit ”Operacioni mbrojtës” kundër Rripit të Gazës më 8 korrik 2014
Më 2 korrik 2014, një grup i izraelitëve ultra të djathtë torturuan dhe vranë një të ri palestinez, thuhet në hakmarrje për tre izraelitët të të zhdukur që u gjetën të vrarë në fund të qershorit.
Nuk ka ende asnjë provë se kush i vrau tre izraelitët. Megjithatë, gjashtë izraelitë janë arrestuar për vrasjen e një të riu palestinez.
Qeveria izraelite për këtë incident ka arrestuar me dhunë qindra palestinezë, ka bastisur mijëra shtëpi, dhe ka ftuar deri në 40.000 trupa rezervë për t’u përgatitur për një pushtim të tërësishëm të territorit të Gazës.
 
 
Burimi: Press TV