Forumi Rinor Islam – Dega në Kërçovë, nën moton “Investo për diturinë, siguro ardhmërinë”, për herë të tretë me radhë, realizoi aktivitetin për shpërblimin e semimaturantëve më të mirë.
Në kuadër të këtij aktiviteti, FRI – Dega në Kërçovë, shpërbleu semimaturantët më të mirë nga gjashtë shkollat fillore të Kërçovës, dhe pesë maturantët më të mirë nga Shkolla e Mesme Komunale “Drita”. Aktiviteti në fjalë ishte i pasur me ilahi, poezi e pjesë dramatike. 

Të pranishmit i përshëndeti kryetari i FRI-së, Dega në Kërçovë, Xhemail Ahmedi, i cili tregoi përn kontributin e FRI-së në Kërçovë për avansimin e vlerave arsimore dhe falenderoi komunën e Kërçovës dhe kryetarin Fatmir Deharin që përkrahin FRI-në në realizimin e aktiviteteve të kësaj natyre.

Nxënësit më të mirë u shpërblyen me nga një tablet dhe nga një komplet librash nga FRI-ja dhe nga Libraria “Niku”. 

Mysafir special i kësaj mbrëmjeje ishte aktori i mirënjohur Arsim Fazlia i cili interpretoi një monolog.
Talenti i vitit u zgjodh maturanti Argëtim Ramadani, nga fusha e sportit, i cili garon në kampionatin spanjoll Moto 3, me një konkurencë të madhe ndërkombëtare, të cilit iu dha dekoratë.
Poashtu, kryetari i FRI-së, Dega në Kërçovë, ndau dekoratë edhe për kryetarin e komunës, Fatmir Dehari, për përkrahjen nërealizimin e aktiviteteve.

Përkrahës mediatik të këtij aktiviteti ishin: RTV Uskana, Tv Gurra dhe Studio X-Creative.

13245331_948255975287035_7173607744019648769_n