Me datë 28.11.2013 në lokalet e FRI në Shkup, në mënyrë solemne u bë shpërndarja e bursave për vitin akademik 2013/2014. Të pranishëm në këtë solemnitet ishin kryetari I FRI-së z. Fevzi Musliu si dhe përgjegjësi i departementit për studentë z. Fisnik Shabani.
Ndër tjerash kryetari i FRI-së Fevzi Musliu para studentëve mbajti një fjalim të shkurtët ku ndër tjerash potencoi se “Objektiv kryesor i FRI-së ka qenë dhë në të ardhmen do të ngelë, nxitja dhe avancimi i dijes tek studentët tanë, kjo është cështja primare se pse FRI egziston tanimë disa vite”.
Bursat për studentët do të shpërdnahen gjatë gjithë vitit akademik 2013/2014, ose saktësisht nga shtatori e deri në qershor të vitit të ardhshëm.
Vlen të përmendet se këtë vit FRI shpërndau po ashtu bursa edhe për pjesëmarësit finalistë në projktin “Edukoho dhe Debato”, projkt ky që u realizoi Fri në bashkupunim me qendrën edukative kulturore RATIO.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam
admin
11 years ago
previous article
Shumica e egjiptasve në favor të kthimit të Mursit si president
next article
“Jo!” televizorit para moshës 3 vjeç
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago