Shpeshherë fëmijët i lëmë para televizorit për të mos bërë zhurmë apo për t’i ushqyer.
Sipas studimeve të zhvilluara kohëve të fundit, numri i kanaleve që japin filma vizatimorë është shtuar. Psikologët janë të mendimit se filmat vizatimorë duhet të fillojnë të ndiqen nga fëmija pas moshës 3 vjeç nën shoqërinë  e prindit. Për shembull, prindërit mund t’ua tregojnë fëmijëve të tyre ndjeshmërinë ndaj ushqimit me ndihmën e filmave të zgjedhur vizatimorë.
Të gjitha llojet e punëve të bëra rreth fëmijëve duhet të ndahen në dy grupe: punë nëpërmjet fëmijës dhe punë për fëmijën. Fëmijët e kohëve moderne kalojnë shumë kohë para televizorit, por e rëndësishme këtu është edhe cilësia e përmbajtja e filmave vizatimorë. Mënyra më e mirë e kontrollimit të fëmijës do ishte paraqitja para tij e filmave të kontrolluar më pare nga prindërit. Për këtë arsye fëmijët nuk duhet të ulen para televizorit para moshës 3 vjeç.
Nga ana tjetër, prindërit nuk duhet të lejojnë qëndrimin e tyre me orë të tëra para televizorit me mendimin se “po qetësohen pak”. Efektet negative të qëndrimit pa lëvizur para televizorit dhe shikimit të filmave të pakontrolluar fillojnë të shfaqen menjëherë tek fëmija.
Asnjëherë mos të fajësojmë fëmijët tanë për shumë reagime të padëshiruara, por më parë të shohim veten e më pas të kontrollojmë filmat e ndjekur prej tyre. /Start/Aisa Kokiçi/