Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për muajin e bekuar të Ramazanit, Forumi Rinor Islam – Dega Shkup në bashkëpunim me komunën e Sarajit shtroi iftar për banorët e Sarajit.

Të pranishmit fillimisht në emër të komunës së Sarajit, i përshëndeti këshilltari i komunal, Musa Alili, i cili ndër tjerash theksoi përkrahjen e komunës në drejtim të atyre që realizojnë aktivitete në të mirën e banorëve të kësaj komune.

Si nikoqir i këtij aktiviteti, fjalë rasti kishte edhe kryetari i FRI – Dega Shkup, Afrim Demiri, i cili falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre në këtë sofër të përbashkët iftari kështu duke u dëshiruar agjërim, lutje dhe adhurime të pranuara tek Zoti i Lartëmadhërishëm.

Në këtë iftar morrën pjesë drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme, administratorë e këshilltarë komunal, përfaqësues të organizatave joqeveritare, afaristë, shoqëri kulturore artistike, profesorë, student dhe nxënës të po kësaj komune.

19 Prill 2023, Shkup