Categories
Lajme FRI

FRI – TETOVË REALIZOI PJESËN E PARË TË SHPËRNDARJES SË SHPORTAVE TË RAMAZANIT

Forumi Rinor Islam Dega Tetovë në bashkëpunim me Organizatën Humanitare “Kalliri i Mirësisë” realizoi shpërndarjen e parë të pakove me artikuj ushqimorë, ku nga aktivistët e degës u shpërndanë rreth 100 pako me vlerë nga 1500 denarë nga donacionet e mbledhura në tendat të cilat ndodhen në dy marketet e Ramstorit në Tetovë.
Akcioni për tubimin e ndihmave do të vazhdojë të jetë i hapur çdo ditë pune nga ora 11:00 deri orën 17:00.

Këto pako janë shpërndarë ditën e sotme në fshatrat e komunës së Zhelinës për jetimët dhe skamnorët.

28 mars 2024, Tetovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version