Kryetari i Forumit Rinor Islam në nivel republikan, Abdulhamid Mustafa, së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Amar Murtezi, dhe kryetarin e FRI-së – Dega Shkup, Afrim Demiri, realizuan një vizitë në Komunën e Çashkës, ku u pritën nga kryetari i komunës, Suat Shaqiri.
Vizita u zhvillua në kuadër të angazhimeve të FRI-së për forcimin e bashkëpunimit me institucionet lokale dhe identifikimin e mundësive për zhvillimin e projekteve të përbashkëta në dobi të të rinjve.
Gjatë takimit u diskutua rëndësia e mbështetjes së iniciativave me karakter edukativ, arsimor dhe kulturor, si dhe mundësitë për të krijuar hapësira të reja për përfshirjen dhe aktivizimin e të rinjve në jetën shoqërore.
Përmes këtyre vizitave, Forumi Rinor Islam synon të ndërtojë bashkëpunime të qëndrueshme me institucionet lokale dhe të kontribuojë në realizimin e iniciativave që u përgjigjen nevojave të të rinjve dhe shoqërisë.
30 shtator 2026
