Kemi harruar se duaja ka fuqi magjike. Ajo na lidh me Krijuesin e botëve dhe në çdo moment na rizgjon mendjen e shpirtin. Duaja di të ndryshoj gjendjen shpirtërore, materiale dhe shoqërore të individit dhe shoqërisë. Ajo është një mjet efikas për lidhje me Krijuesin.
Ne, e kemi harruar duanë. Asaj i kthehemi vetëm në momentet e krizës dhe fatkeqësisë. E ka zënë pluhuri i blasfemisë e shkujdesjes. Bota ecë njëjtë në drejtimin që ia ka caktuar Krijuesi, ndërsa gjendja jonë shpirtërore shkon në kahun e kundërt.
Nuk mund t`i dalësh kohës para e ta ndërpresësh rrjedhën e saj. E as që mund të paramendosh jetën e qetë dhe pa brenga, pa prezencën e duasë.
Në çdo kohë, në çdo sekondë kemi nevojë për Krijuesin. Ne, duhet t`i drejtojmë duart kah Ai dhe t`i lutemi për çdo gjë. Nuk duhesh të turpërohesh nga nevojat e shumta që ia paraqet Krijuesit tënd. Ai ka pakufi për çdo krijesë.
Nëpër shumë libra, artikuj e vende të ndryshme kemi lexuar e dëgjuar këshillën që të mos bëhemi koprrac në dua. Ajo këshillë është më vend, por e udhës do të ishte që fuqisë së duasë t`ia shtojmë edhe veprimin.
Duaja për të qenë e plotë, kërkon nga ne jetë të organizuar e me sa më pak mëkate. Dikush e ka keqkuptuar funksionin e saj. Thotë, se po të kisha jetë të organizuar nuk do të kisha nevojë për dua. Dikush tjetër as që do të bënte dua në raste të tilla.
Duaja duhet që të jetë pjesë e preokupimit tonë ditor. Zgjidhësi i gjendjeve të ndryshme është Allahu. Furnizuesi i botëve është Allahu. Ai që shëron është Allahu. Ai që sjell gëzimin, lumturinë e harenë në zemrat e besimtarëve është Allahu. Si mund ne ta harrojmë Allahun dhe të gjejmë rrugë tjetër për problemet tona? Kush na furnizon pos Allahut? Kush na ruan nga furnizimi i ndaluar? Në fatkeqësi e në mirësi, gjithmonë kemi nevojë për të bërë dua. Në mirësi do t`i falënderohemi Allahut për të mirat që na ka dhënë, duke e lutur që të mos na devijoj nga rruga e drejtë me to. Në fatkeqësi do t`i lutemi Allahut për të na larguar brengat e fatkeqësitë.
Duaja është gati se i vetmi element i sinqeritetit të përbashkët midis besimtarëve të mbarë globit. Ndokush mund të falet sa për sy e faqe, por kur bën dua për ndonjë çështje të tij jetësore, ai niset përmes rrugës së sinqeritetit.
Pranimi ose mospranimi i duasë nuk është në dorë të njeriut. Në dorën e tij është veprimi. Prandaj duaja pa veprimin është sikur trupi pa kokën. Studentët duhet që t`i mësojnë provimet që kanë e pastaj të bëjnë dua që Allahu të i ndihmoj. Punëtorët duhet që të punojnë me zell pa ia shtyrë hilen punës e pastaj të bëjnë dua për sukses në punë.
Nuk ka dua pa organizim, siç nuk duhet të ketë organizim jete që është e privuar prej duasë.
Në këto kohë të krizës, të monotonisë e harresës, e vetmja shpresë e besimtarëve mysliman është që t`i ngritin duart lart dhe sinqerisht t`i luten Zotit të tyre.
EDITOR
11 years ago
previous article
Komunikatë e FRI-së me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore
you might also like
JO KRIME, NË EMËR TË NDERIT! – Dr. Bashkim Aliu
2 years ago
Agjërimi shkollë e durimit
3 years ago
Një vazo me shumë lule!
3 years ago