Categories
Lajme FRI

Fyerje antishqiptare në ndeshjen ku Ibraimi shënon gol

Ndeshja miqësore ndërmjet Maqedonisë dhe Danimarkës që po luhet në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup ka filluar me ofendime dhe sllogane antishqiptare nga tifozët prezent në stadium.
Në një ndeshje miqësore, të akoma mirë pa filluar. tifozet maqedonas pa asnjë shkas dhe arsye si shume herë më parë, filluan orkestrën e tyre fashizoide me ofendime ndaj shqiptarëve, me anë të brohoritjeve, të tipit: “Dhoma gazi per shqiptaret” (Za siptari gasne komore).
Edhepse në këtë ndeshje si titullar luajnë dy shqiptarë, Agim Ibraimi dhe Muhamed Demiri, tifozët si ndal së lëshuari ofendime kundër shqiptarëve. Ironia shkon e rritet pasi po nga këto shqiptëra që tifozët kërkojnë ‘dhoma gazi’ ata kanë shpërblim një gol kundër danezëve.
Grupi i tifozëve që ofendonte shqiptarët në ndeshjen miqësore Maqedoni-Danimarkë, ishte vendosur pas portës së portijerit dhe nuk kishte ndonjë shkas për këto ofendime. Huliganët fashizoid maqedonasë të dehur nga ky antishqiptarizëm, nuk i ndali as goli i shënuar nga futbullisti shqiptar Agim Ibrahimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version