Categories
Lajme FRI

Galatasaray motivon lojtarët me nga 25 mijë euro

Presidenti i Galatasarayt, Ünal Aysal ua ka premtuar futbollistëve nga 25 mijë euro ekstra secilit, në rast se e eliminojnë Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Motivimi është i lartë në ekipin turk dhe përkundër faktit se futbollistët ndihen në nivelin më të lartë për përballjen me ekipin spanjoll, presidenti deshi ta shtonte vullnetin e tyre, duke i motivuar me para.
Ndërkaq, UEFA ia paguan një ekipi në çerekfinale 1 milion euro për fitore dhe 500 mijë euro për barazim. Kurse, ekipi që shkon në gjysmëfinale do t’i marrë edhe 4,9 milionë euro tjera. Ndërsa, bonuset e Realit janë ndryshe. Nëse lojtarët e fitojnë Ligën e Kampionëve, futbollistët do t’i marrin nga 500 mijë euro secili. /Fish Media/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version