Treshja e famshme e Milanit argëtohet në fushë dhe jashtë saj. Në një foto të postuar në Twitter nga El Shaarawy, e më pas nga gazeta “Corriere della Sera”, shihet Faraoni “të flerë” mu në zonën e valixheve të trenit bashkë me Balotellin dhe Niang. Fotoja është shkrepur në udhëtimin drejt Veronës me rastin e ndeshjes, së fituar më pas nga Milani me Chievo-n me rezultatin 1 me 0.