Categories
Lajme

Georgette Lepaul (92) – e konvertuara më e vjetër në Islam

Nëntëdhjetë e dy vjeçarja, Georgette Lepaul nga Berchem, në Belgjikë, tashmë njihet si personi më i vjetër në botë që është konvertuar në fenë Islame

Vitin e kaluar, ajo u konvertua në Islam. “Në veçanti më ka tërhequr modestia dhe dashuria e njerëzve. Në shumë raste Allahu ka qenë në lutjet e mia.”

Kur e takuam Georgettën, duart e saj i mbante thellë në manget e fustanit të gjatë, me këtë ajo refuzonte të zgjaste dorën. “Këtë nuk duhet ta merrni si diçka personale, por pasi që jam muslimane, unë do ta prek vetëm burrin tim, por kjo nuk do të thotë se planifikoj të martohem”, tha Georgette duke qeshur. Të qeshurit e Muhammed Maddahut zgjati për një kohë të gjatë.

Georgette dhe Muhammedi janë fqinjë për më shumë se 40 vjet. Dy vjet më parë familjarët e Georgettes kishin planifikuar ta vendosin në një shtëpi pleqsh. Por, këtë mendim fqinji Muhamedi e kishte kundërshtuar. Ai e ftoi Georgetten të jetoj bashkë me familjen e tij. Për familjen e Muhammedit kjo nuk kishte problem, sepse i biri i Muhammedit gruaja dhe dy vajzat, e njihshin Georgetten pothuajse gjithë jetën e tyre. Atë kohë, nëna e Muhamedit kishte ndërruar jetë, dhe Georgetta, pothuajse erdhi si një zëvëndësim për këtë humbje.

“Ardhja këtu më tërheqi drejt Islamit”, thotë ajo. “I shikoja njerëzit se si faleshin së bashku. I shikoja marëdhënjet dhe respektin e tyre ndaj njëri tjetrit, Si bisedojnë me njëri-tjetrin. Sa e rëndësishme ishte për ata familja, krejt ndryshe nga familja ime. Që nga konvertimi im në Islam, unë nuk jam në kontakt me vajzës time shtatëdhjetë vjeçare” thotë ajo.

Verën e kaluar, Muhamedi bashkë me familë e tij dhe Georgetten, vizituan Marokun, kjo ndoshi gjatë kohës së Ramazanit. “Unë e dija se çfarë është agjërimi, sepse kam qenë katolike, dhe jam e pagëzuar. Kam mësuar në shkollë te motrat e nderit. Jam martuar dy herë. Të dy burrat e mi kishin varrim kishtar. Gjatë jetës kam punuar si shërbëtore në një familje hebreje. Por, feja kurrë nuk më ka interesuar. Përkundrazi, tërë jetën kam jetuar larg Zotit. Në moshën pesë vjeçare kam tymosur cigaren time të parë, ndërsa të fundit si 78 vjeçare. Gotën e parë të alkoolit e ka pirë në moshën shtatë vjeçare, ndërsa deri në konvertimin tim në Islam, çdo ditë kam pirë nga gjysmë shishe verë. Kjo më kishte mbetur si zakon nga martesa ime e parë me në pilot luftarak italian i cili u vra në luftë.

Vitin e kaluar, gjatë Ramazanit, i janë zgjuar ndjenjat e thella fetare. Ajo thotë se ishte habitur me ato ndjenja. Kurrë nuk ka besuar se në këtë moshë të shtyer do të përjetonte një përvojë krejtësisht të re. Për herë të parë në jetë mendon se ka arrit të krijoj kontakt me dikë më të madh, me Allahun. Ajo thotë se e ka ndjerë dashurinë e Tij. Pas kësaj Georgette ka pranuar Islamin.

Ajo thotë se pas përqafimit të Islamit ka hequr dorë nga duhani, alkooli, mishi i derrit dhe kozmetika.

Pas kthimit në Belgjikë, ata shkuan në Xhaminë e Madhe në Bruksel, ku Nuri, emri i saj i ri islam, mori certifikatën zyrtare për konvertimin e saj në Islam. Xhamia në Bruksel ka lajmëruar Mekën për konvertimin e belges nëntëdhjetë e dy vjeçare në Islam. Pas kontrollimit të arhivës për njerëzit e konvertuar në Islam, në Arabinë Saudite nuk është gjetur asnjë konvertues më i vjetër se ajo.

Pas kësaj, mbreti i Arabisë Saudite ka dërguar një emisar në Bercham, me një orë të artë dore për Georgetten – Nurin, dhe me ftesë që vitin e ardhshëm ta vizitoj Mekën.

Në fund një pyetje paksa e ndjeshme që duhet të bëhet “A është paguar Georgette për konvertimin e saj në Islam?”

Në fillim shikimi i saj ishte shumë rigoroz, e pastaj filloi të qesh: “Paraja nuk ka të bëjë asgjë me këtë. Vendimi im ishte krejtësisht i lirë dhe vullnetarë. Çdo njëri është i lirë ta bëj këtë. Të tjerët nuk janë të detyruar ta ndjekin shembullin tim.”/igj/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version