Mostrat e para të kësaj flete i ngjajnë një pelikuli transparent plastik, por materiali i saj përmban nanofibra celuloze.

Trashësia e fibrave është 20 here me e vogël se e fijes së flokut të njeriut. Pesha e 1m2 të fletës më të hollë është 8g, ndërsa 1m2 i fletës më të trashë peshon 85 g. Letra transparente është elastike dhe e lehtë.
Sipas mendimit të shkencëtarëve të kompanive Mitsubishi Chemical Corp dhe Oji Holdings, të cilët e zbuluan këtë letër, me kalimin e kohës letra transparente do të zëvendësojë xhamin e ekranit të kompjuterëve tabletë.
Në të ardhmen ky zbulim do të mundësojë krijimin e ekraneve elastike, të kompjuterëve tabletë që do të mund të përthyhen si të ishin fletë normale letre./igj/