Kush ka përfunduar shkolla profesionale mund të kandidojnë për vende të lira pune në ato profesione ku në Gjermani ka mungesë punëtorësh të kualifikuar.
Për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar në Gjermani, Agjencia Federale e Punësimit po kërkon kandidatë të përshtatshëm edhe nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së. Deri tani dihej se në Gjermani kërkoheshin vetëm infermierë dhe kujdestarë për të moshuarit.
Shumë profesione teknike
Por sipas gazetës “Welt am Agjencia Federale e Punësimit dhe Ministria e Ekonomisë kanë përpiluar një listë me 18 grupe profesionesh, për të cilët ka shumë nevojë dhe mungesa në Gjermani.
Shumë profesione teknike
Por sipas gazetës “Welt am Agjencia Federale e Punësimit dhe Ministria e Ekonomisë kanë përpiluar një listë me 18 grupe profesionesh, për të cilët ka shumë nevojë dhe mungesa në Gjermani.
Kjo listë, që quhet “lista pozitive” përmban dhe shumë profesione teknike, mes tyre elektricistë për sipërmarrje industriale, teknikë automatizimi. mekatronikë apo teknikë të teknologjisë së ftohjes dhe të ngrirjes.
Rregullore e re punësimi
Hapja e tregut të punës për këto profesione për qytetarë nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së u bë e mundur nga një rregullore e re për punësimin, që është në fuqi nga 1 korriku 2013. Kjo u lejon atyre që kanë përfunduar shkolla profesionale që të kandidojnë për vende të lira pune në ato profesione ku në Gjermani ka mungesë punëtorësh të kualifikuar.