Studimet në institucionet e arsimit të lartë në tërë Gjermani së shpejti do të jenë pa pagesë, pasi për këtë ta mbajë referendumin edhe landi i fundit gjerman.
Qeveritë regjionale të shtatë nga 16 landet gjermane patën futur pagesën për studime në fakultete gjatë dekadës së fundit, por më vonë edhe ato i anuluan vendimet.
Saksonia e Ulët, një nga dy landet ku ende vlen pagesa, ka zgjedhur rishtas qeverinë e re me orientim të majtë, e cila ka premtuar që do ta heqë pagesën për studime universitare.
Vetëm qeveria e Bavarisë ende është e ndarë rreth kësaj çështje. Zyrtarët e saj sot deklaruan se ka mjaft nënshkrime për mbajtjen e referendumit, kurse anketat e zhvilluara tregojnë se shumica e qytetarëve bavarezë janë për heqje të pagesës për studime universitare.
Madje, siç transmeton Blic, thuhet se është e mundshme që qeveria e këtij landi të veprojë para mbajtjes së referendumit. Guvernatori i Bavarisë, Horst Zehofer tha se “pagesat për shkollim do të hiqen…qoftë nga ana e Parlamentit, qoftë nga populli”.
Categories